Nga Spanja vjen një lajm jo shumë për përshtatshëm për Dybala, një koment që me siguri do i “djeg” jo pak. Menjëherë sapo u mësua se argjentinasi nuk do të rinovojë me Juven, në skenë dolën shumë klube të interesuara për shërbimet e tij, mes tyre edhe Barcelona.

Por sipas El Nazional, Dybala nuk bën pjesë në planet e Xavi, nuk e sheh të përshtatshëm për skemat e tij: “Dybala është i mbivlerësuar dhe jo funksional për projektin e tij taktik”, shkruan El Nazional.

Dybalaaaa
Dybalaaaa

Pavarësisht këtij burimi, këtij lajmi, Dybala nuk duhet të shqetësohet pasi për të interesohen shumë klube të tjera, madje klube si Real Madrid, Atletico Madrid, Inter, Chelsea, Arsenal e Tottenham, i duhet vetëm të zgjedh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb