Donaldi nuk mundi të fitonte “Big Brother”, por duket se fitoi një famë të madhe jashtë. Prej më shumë se 4 muajsh aktori ishte ndër më të preferuarit e publikut, duke bërë për vete sidomos moshat e reja, por prapë nuk arriti të fitonte çmimin e madh.

Përgjatë netëve të spektaklit aman ai mori dhuratë ëndrrën e tij, një emision në ‘Top Channel’. Batuta që spikati më së shumti në 136 ditë në shtëpi ishte padyshim “Më li të flas”, që u shndërrua në titullin e emisionit që ai dhe vëllai i tij do të kishin në ‘Top’, pas përfundimit të spektaklit.

Themi do të kishin, sepse gjërat u rrokullisën shumë shpejt mbrëmjen e 18 shkurtit, kur çmimi i madh shkoi për Ilir Shaqirin. Në media u përfol se binjakët kishin hequr dorë nga spektakli duke ndërruar planet. Një natë pasi fitues i ‘Big Brother VIP’ u shpall balerini Ilir Shaqiri, Romeo Veshaj ka fshirë nga profili i tij në ‘Instagram’ videon e emisionit që do të prezantonte me binjakun e tij.

Ky emision iu premtua Donald Veshajt gjatë kohës që ai ndodhej brenda “Big Brother VIP”, surprizë që i emocionoi të dy vëllezërit. Një video e publikuar tregonte Romeo Veshajn e tensionuar pikërisht pasi u shpall fitues balerini Ilir Shaqiri.

Megjithatë nga ajo që kemi mundur të mësojmë ka qenë produksioni ai që ka pezulluar transmetimin e emisionit që dy vëllezërit do të bënit. Pas debateve të natës finale, produksioni është tërhequr nga ideja e spektaklit talkshow. Marrëdhëniet e ngrira mes tyre dhe moderatores Arbana Osmani vijojnë ende, duke qenë se ata kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke dëshmuar kështu se kanë ndërprerë çdo komunikim.

Por teksa kanë bërë hapa pas në karrierën e tyre televizive, binjakët po bëjnë hapa para në muzikë. Pas daljes së Donaldit nga ‘Big Brother’, janë shtuar fansat që duan ta shohin atë në muzikë. Nisur nga ky fakt, ata janë shfaqur më shpesh në klubet e kryeqytetit, por jo vetëm.

Së bashku me kantautorin Elgid Doda vëllezërit Veshaj kanë një agjendë shumë të ngjeshur me koncerte edhe jashtë vendit. Jo vetëm kaq, por ata janë ndër më të kërkuarit, duke u paguar edhe me shumë marramendëse, sa paguhen artistët më të njohur të skenës. Bëhet me dije se deri në 5 mijë euro marrin për të qenë prezent në koncertet që organizohen gjatë fundjavës, por jo vetëm.

Rrugëtimi i tyre i ri në muzikë, kërkon tashmë impenjime të reja, duke u përgatitur këtë herë si këngëtar. Donaldi aktualisht është duke përgatitur një këngë të re në bashkëpunim me Fifin.

Në një nga koncertet e saj të fundit këngëtarja së bashku me të pranishmit fillojnë të bërtasin në kor “Filoqyl” e më pas Fifi thotë: “Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.”

Videoja nuk u ka shpëtuar fansave që e kanë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke aluduar se çfarë po përgatit dyshja. Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata zbuluan se të dy e duan shumë shiun. Me pas patën diskutuar që të bënin një tatuazh “Filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi. Me të dalë nga formati, Fifi e realizoi menjëherë këtë tatuazh e disa javë më vonë e realizoi edhe Donaldi teksa ishte ende në “Big Brother VIP”.

Kështu, kjo fjalë u kthye në një epitet identifikues për të dy ata. Para disa ditësh Fifi postoi një foto me Donaldin në ‘Instagram’ ku shkroi: “Ne jemi kryefjala Donald. Na falni për modestinë”, shkroi këngëtarja duke iu paraprirë komenteve që do “e akuzonin” për mendjemadhësi.

Ndoshta “Filoqyl” do të titullohet kënga e tyre e radhës, që mezi po pritet nga fansat e shumtë që kanë. Fama e Donaldit po përkthehet shpejt edhe në të ardhura, ku shumë biznese po e marrin për reklamë.

Mjafton të kujtojmë se çfarë ndodhi javën e shkuar në Maqedoni, ku Donald Veshaj lajmëroi se ishte nisur drejt Maqedonisë dhe i ofroi mundësinë fansave që ta takonin në një nga qendrat tregtare të Shkupit. Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, por pak prej vetë aktorit, pritja që i është bërë ka kaluar çdo parashikim.

Shumë të rinj, vajza, djem, por edhe persona në moshë kanë shkuar për ta takuar, aq sa u desh ndërhyrja e sigurisë, për të vendosur rregull përgjatë takimit. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë karriera e aktorit në muzikë, ku aktualisht radhitet në top artistët më të paguar. /Panorama Plus

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb