Policia e Liverpool ka nisur një hetim pas kërcënimeve të shumta që Jordan Pickford ka marrë në rrjetet sociale. Në derbin e fundjavës, portieri i Everton dhe kombëtares angleze ndërhyri në mënyrë të gabuar në dëm të Virgil Van Dijk, duke I shkaktuar mbrojtësit holandez një dëmtim të rëndë në gju.

Pickford Scaled
Pickford Scaled

Futbollisti i Liverpool ka mbyllur përpara kohe sezonin, ndërsa ndjesa publike nuk i ka mjaftuar Pickford. Në llogaritë e tij në rrjetet sociale, portieri ka marrë shumë kërcënime, madje edhe nga ato për jetën e tij. Për këtë arsye në lëvizje është vënë policia e Liverpool.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave angleze, një hetim ka nisur nga forcat e rendit, që kërkojnë të kuptojnë sa serioze janë këto kërcënime. Nëse në këtë pikë, të gjitha të përditëshmet angleze janë rreshtuar në krah të portierit, ato nuk i kanë kyrsyer kritikat, duke theksuar faktin se Pickford ia ka hedhur pa asnjë penalizim për ndërhyrjen e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb