Aurel Sabriu, 49 vjeç, ka humbur jetën sot në reanimacionin e QSUT, ndërsa ishte arrestuar 3 muaj më parë pasi kishte dhunuar babain e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa Aureli është vizituar në paraburgim nga babai i tij, moment ky që duket se nuk është përjetuar mirë nga viktima, që duket se ka pësuar një tronditje të fortë.

Bëhet e ditur se Aurel Sabriu, humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin dhe më pas është bërë transportimi i tij në reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku edhe ka ndërruar jetë për shkak të problemeve kardiake.

Sabriu, referuar informacioneve zyrtare, ishte arrestuar në 22 maj për dhunë në familje. Ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili pas pothuajse 3 muajsh e ka vizituar në burg djalin e tij, ndoshta për ta falur për veprimin që kishte kryer.

Por ky moment nuk është përballuar nga 49-vjeçari, i cili ndoshta ka pësuar një sulm në zemër, që i shkaktoi humbjen e ndjenjave.

Pavarësisht se është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas drejt reanimacionit të QSUT-së për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 49-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: