VLORË- Një 61-vjeçare ka pësuar djegie të lehta pasi i ka marrë flakë bombola e gazit. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:35.
Sipas burimeve zyrtare policore bëhet me dije se në banesën e shtetases T. L., rreth 61 vjeç, ka marrë flakë bombola e gazit dhe për pasojë është dëmtuar (djegur) lehtë gruaja.

61-vjeçarja është dërguar në Spitalin Rajonal për të marrë trajtimin mjekësor, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen dhe mbylljen e bombolës, pa probleme të mëtejshme

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: