Ilkay Gundogan ka shënuar golin më të shpejtë në finalen e FA CUP pas goditjes së tij mahnitëse kundër Manchester United brenda 13 sekondave. Gjuajtja e mesfushorit turk përfundoi në rrjetë, me portierin e “Djajve të Kuq”, De Gea që e pati të pamundur ta presë.

Ky gol thyen rekordin e mëparshëm të vendosur nga sulmuesi i Evertonit, Louis Saha, i cili shënoi pas 25 sekondash kundër Chelseat në vitin 2009.

Kjo mund të jetë një nga ndeshjet e fundit për Gundogan në Angli si kapiten i Cityt, me kontratën e tij që skadon këtë verë, teksa ka spekulime që e lidhin atë me Barcelonën dhe AC Milan.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb