I ftuar në Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe, Meridian Ramçaj për herë të parë ka folur për raportin e tij me Luiz Ejllin duke zbuluar të vërtetat e miqësisë. Ramçaj ka folur dhe për deklaratat e këngëtarit i cili ka mohuar miqësinë me Meridianin dhe dy shokët e tij, Mario dhe Joni.

“I kam shkruar dhe i thashë që kam bërë ndonjë gabim pasi pa kuptuar ishim gjithë kohës hiq e vërë njëri-tjetrin nga instagrami, dhe më tha s’ka asgjë për t’u shqetësuar”, zbuloi Meridiani.

“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është se tha edhe për Jonin që kam dy vjet që nuk flas. Unë aty me Jonin kam ngelur i shokuar, se ai 3 ditë para se të hynte në shtëpi në Big Brother ka dhënë emrin e tij si numër kontakti në Top Channel. Ai ka jetuar në shtëpinë e Jonit dy vjet, me të ngrënë dhe çdo gjë. Unë kam qenë i pari që i kam çuar rroba në BBV, parfume kur kërkonte dhe lahej me parfum në shtëpi. Por edhe pasi ka dalë i kam shkruar mesazh se po më bënte habi, bëhu follow më vonë unfollow në instagram dhe e pyeta nëse kisha bërë ndonjë gabim, më tha që s’ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha Meridiani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb