Rrëfimi tronditës i një nëne nga Berati, që regjimi komunist i kishte marrë përgjithmonë të birin 4 vjeç, ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Rrëfimi rrëqethës i gruas është publikuar nga shkrimtari Agron Tufa, ku jepen edhe emrat e njerëzve përgjegjës të këtij krimi të kobshëm. Janë pikërisht Vjollsa Meçe dhe zamir Shtylla, dy ish-hetuesit e diktaturës, që i marrin fëmijët nga duart gruas beratase, dhe që çuditërisht ja kanë dalë të bëjnë karrierë edhe në ditët e sotme.

Vjollca Meçe, ish-prokurore në kohën e monizmit, sot është në krye të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, një ndër organizmat kryesor në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut. Komiteti i Helsinkit është një organizatë ndërkombëtare që ka degë dhe në Shqipëri, dhe që drejtohet pikërisht nga Meçe.

Zamir Shtylla, ish -drejtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme në kohën e Ina Ramës, ka mbajtur edhe postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Doganave në vitin 2015.

Shtylla u largua nga organi i Akuzës në fillim të vitit 2010, pasi u akuzua nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, si hetues i kohës së komunizmit. Por, kryeprokurorja Ina Rama e emëroi atë në Elbasan, detyrë që e la më vonë. Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, Zamir Shtylla u emërua zëvendësdrejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb