Gjykata Penal e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro një zonje.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh. Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë, duke premtuar se do të bëhej ortak me të.

Alimehmeti ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim. Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetojë përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb