Mauro Icardi kur luante tek moshat tek Barcelona kishte një idhull dhe ai ishte Maxi Lopez. Më pas Icardi realizoi ëndrrën e tij për të luajtur në të njëjtën skuadër me idhullin e tij. Ky i fundit pranoi ta mbante në shtëpi të riun Icardi, por ajo që ndodhi më pas ishte përtej pritshmërive. Lopez dhe Icardi u prishën kur ish-gruaja e Lopez Wanda Nara filloi marrëdhënien me kapitenin aktual të Inter. Veterani ka refuzuar t’i japë dorën Icardi-t përpara ndeshjeve, por ai është shprehur se do ta takojë shokun e dikurshëm një ditë.

“Nuk i kam dhënë aq shumë rëndësi këtij problemi. Një autobiografi? Kam pasur dy apo tre oferta, por nuk mendoj se jam një person biografish. Biografitë janë për kampionët e mëdhenj, ata që kanë shumë gjëra për të thënë. Do të flas me Icardi-n një ditë? Po, por nuk është diçka që më lë pa gjumë natën.” tha Maxi Lopez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb