Analisti Artur Zheji dhe diplomati Agim Nesho komentuan në studion e emisionit “Pikat mbi i” edhe deklaratën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama, homologut të tij maqedonas Dimitar Kovaçeski dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Të dy ndan mendimin, se Rama dhe Kovaçeski luajtën lojën e Vuçiç pas samitit të BE, nga ku ky i fundit doli me “bishtin ndër shalë” pasi u kritikua për refuzimin e sanksioneve ndaj Serbisë.

“Ka ardhur për tu pastruar për të marrë ngushëllim, si vend negociator në BE se nuk ka vendosur sanksione. Për filo-rusizmin e tij se Rusia po masakron një vend sovran dhe ky e vazhdon diplomacinë e linjës së parë me Moskën dhe këtej thotë jam vend me status kandidat në BE. Dhe i mori si Olin me Colin, këta të dy se nuk dua të them ndonjë fjalë tjetër dhe i foli elektoratit të vetë Vuçiçi. I thotë shiko si i menaxhoj unë këto. Edhe i thotë ky kësaj 30% kritik ndaj tij në Serbi, se nacionalistët nuk i konkurron dot, i thotë këtij 30% që është një elektorat i mundshëm se unë i menaxhoj këto dy vende anëtare të NATO-s që mbështesin kauzën serbe. Ndërsa Kosova nuk ka kauzë, është e tmerrshme si kryeministri i vendit tim e lë në hije këtë vend”, tha Zheji.

Më i ashpër ishte Nesho, i cili tha se Rama dhe Kovaçeski u shfaqën krah Vuçiçit si dy lapanjozë dhe u përdorën në mënyrë të turpshme.

“Këta dy ishin lapangjozë që nuk dinë se çfarë kërkojnë dhe bëjnë shoqërinë,. I përdori ai se po të shohësh shtypin, mediat serbe thonë se Vuçiç insistoi që këta të vinin aty. Atë që donte Vuçic është kundër interesave të këtyre të dyve. Se Ballkani i Hapur është rikthimi i ish-Jugosllavisë, pa Kroacinë por me Shqipërinë dhe pa Kosovën. Këta ranë në lojën e Vuciç”, u shpreh diplomati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb