Është zbardhur dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, nga gazetarja Klodiana Lala.

Gazetarja Lala tha për BalkanWeb se Nuredin Dumani, ka deklaruar se nuk donte të vriste Endrit Doklen.

Gjithashtu ka treguar se i ka marrë paratë Ervis Martinajt dhe se kërkonte konflikt me të.

Ndër të tjera sipas dosjes hetimore, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles.

Dokle, rezulton i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ndonëse ai i ka dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh Dumanit, ky i fundit nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen. Po ashtu, një tjetër detaj tronditës nga bota e krimit, e shkruar në dosjen hetimore tregon se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Po ashtu, Lala duke iu referuar dosjes hetimore të SPAK, thekson se Talo Çela akuzohet se vrau Fatmira Deden, ndërkohë që në kërkim është dhe Festim Çoli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb