TIRANE- Një 73-vjeçar ka gjetur vdekjen sot, pasi është mbytur në lumin e Erzenit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Q.Ç., banues në Pinet, është mbytur në fshatin Pinet të Ndroqit, poshtë urës së Zajës.

Mësohet se i moshuari ka hyrë për t’u larë në lumin Erzen dhe nuk ka dalë i gjalle prej andej. Të njëjtat burime theksojnë se i moshuari vuante nga probleme mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: