TIRANE – Vonesat e autobusëve janë një ndër shqetësimet e përditshme të qytetarëve të Tiranës, të cilët ankohen sepse urbanët ndalojnë gjatë në stacione dhe shpesh herë lëvizin me 20 km në orë, për të respektuar oraret që u kanë vendosur eprorët e tyre.

Një i moshuar është ankuar për vonesat e autobusit të “Tiranës së Re”, por është përballur me dhunën e kontrollorit të linjës, i cili është nxehur nga pretendimet e pasagjerit dhe pasie ka zbritur nga urbani e ka qëlluar atë me grusht, duke e rrëzuar në tokë. Pasagjerët e tjerë kanë filmuar gjithçka me celular dhe e kanë publikuar videon në faqen “Jeta Osht Qef” në “Facebook”.

“Mora urbanin Tirana e Re tek Unaza Re dhe një burrë i moshuar po ankohej për vonesat në stacion. Pastaj kontrollori i linjës e fyen rëndë, e nxjerr jashtë dhe e godet me grusht siç e shikoni në video. Eshtë e papranueshme dhe degjenerim kjo që sapo ndodhi. Numri i autobusit është 06, ora 13:40. Të ndërhyjnë organet kompetente” – shkruan personi që e ka dërguar videon në faqen “Jeta Osht Qef”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb