Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në fshatin Kakavijë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije kanë gjetur pa shenja jete shtetasin Petrit Sulejmani, banues në Gjirokastër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu mësohet se viktima Petrit Sulejmani, jetonte me qira në fshat Kakavijë. Ndërsa bëhet me dije se 68-vjeçari punonte si karrocier në pikën kufitare, dogana Kakavijë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte përdorues alkooli. Trupi është gjetur në rrugën dytësore që lidh doganën me fshatin Kakavijë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb