Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rrëfimi i një 60-vjeçari i cili prej 15 vitesh nuk po përballet dot me bashkëshorten.

Ai është babai i tre fëmijëve, por edhe me këta të fundit sipas burrit janë larguar dhe nuk duan t’ia dinë më për të. 22 vjet më parë 60-vjeçari tregon se u njoh me bashkëshorten e tij me shkuesi.

Sipas tij në fillim martesa ka shkuar mirë, por burri rrëfen se si çdo çift ndodhte të kishte edhe mosmarrëveshje. Në moshën 33-vjeçare gruaja mori fëmijët dhe u largua në shtetin fqinj në Itali. 60-vjeçari rrëfen se tashmë prej 15 vitesh edhe pse bashkëshortja mban mbiemrin e tij, ai nuk ka asnjë kontakt me të.

Ai i ka kërkuar shpesh herë të komunikojë por ajo refuzon të flasë më të, tashmë burri rrëfen se edhe me fëmijët nuk ka marrëdhënie të mirë. Ai ka rrëfyer se gruaja ka ikur me skaf në Itali duke i larguar dhe fëmijët. Sipas tij ka ardhur koha që kjo e fundit të mos mbaj më mbiemrin e tij, pasi ai thotë se ajo bashkëjeton me dikë tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb