VLORË- Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se rreth orës 11:25, në Sallën Operative të Policisë së Vlorës ka mbërritur një telefonatë se në plazhin e Zvernecit ka ndërruar jetë një pushues.

Pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, nga këqyrja që kanë bërë mjeko-ligjorët mbi trupin e pajetë nuk kanë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Policia thotë se dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe kardiake pasi ky shtetas kishte probleme me zemrën.

Trupi i pajetë i përket shtetasit Z.I., 82 vjeç, banues në Fier, i cili po pushonte në këtë zonë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: