TIRANË- Një i moshuar është aksidentuar sot ndërsa ecte me biçikletë por fatmirësisht i kanë ardhur në ndihmë si forcat e policisë ashtu edhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 kur i moshuari Avgur Topulli, 68 vjeç ndërsa udhëtonte me biçikletë i ka rënë të fikët duke u rrëzuar në asfalt.

Në atë çast ka kaluar pranë Ministrja Gjosha, e cila ka ndaluar automjetin dhe i ka dhënë ndihmë të moshuarit, i cili është fqinj i saj, ndërkohë që forcat “Shqiponja” kanë njoftuar ambulancën dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. 68-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spital ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore.

E kontaktuar në telefon nga News24, ministrja Gjosha u shpreh se sapo kishte parë të moshuarin që kishte rënë përtokë dhe ishte gjakosur, kishte ndaluar menjëherë për ta ndihmuar, madje duke u ofruar për ta çuar në spital edhe me makinën e saj.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb