Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Lushnjë, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me çifte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme. Burime policore bëjnë me dije se ka dyshime se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi me inicialet N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb