LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka nisur hetimet dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 74-vjeçar me akuzën për ‘ngacmim seksual’.

Sipas të dhënave zyrtare, janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për shtetasin me iniciale S.D., 74 vjeç, banues në Divjakë.

Ndaj tij ka bërë kallëzim 41-vjeçarja me inicialet L.S., e cila ka pohuar në polici se ka qenë duke ecur në rrugë kur i moshuari e ka ngacmuar seksualisht. Menjëherë pas kallëzimi policia ka nisur procedimin ndaj tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb