Dhunë dhe grabitje në Tiranë. Në qendër të Tiranës pranë Muzeut Kombëtar një 73 vjeçar ka rënë pre e grabitjes.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat. Mësohet se autori e ka qëlluar të moshuarin me grusht dhe i ka marrë më pas çantën dhe telefonin.

Pas marrjes së njoftimit, policia nisi kontrollet dhe mundi të arrestojë autorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: