BRITANI E MADHE – Ky është momenti tronditës i një gruaje të veshur me xhihab, e cila u shtye nga një njeri i moshuar në shinat e trenit, që vinte përballë në metronë e Londrës.

Në video e mëposhtme shihet se si i moshuari, teksa afrohet tek gruaja myslimane dhe e shtyn atë papritmas në trenin që vinte, duke e përplasur me te.
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë në stacionin e metrose. Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e moshuar, i cili është 81-vjeçari, Yoshiyuki Shinohara.

Për fat të mirë gruaja nuk pësoi asgjë, vetëm disa dëmtime të lehta. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb