MALLAKASTER- Një 74-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës, duke u qëlluar me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet J.M., në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, ka tentuar vetëvritet me armë gjahu në oborrin e banesës. Për pasojë ai është plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital.

Në cilësinë e provës materiale bllokua arma e gjahut, të cilën e mbante me leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb