Historisë prekëse të Asllan Doçit, gjyshit që rrit nipin e mbesën e djalit të vetëvrarë, nuk ka mundur t’i rezistojë as moderatorja e emisionit Erjona Rusi. Gjatë rrëfimit të historisë së dhimbshme në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi mbi momentet e fundit të jetës së djalit dhe vështirësive në rritjen e nipërve dhe mbesave, Erjona nuk ka mundur të mbajë dot lotët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Është shumë e rëndë dhe e vështirë për ju”, është shprehur moderatorja, duke i kërkuar kolegut të saj Flori Gjinit që të vazhdojë me lidhjen e drejtpërdrejtë me anëtarët e tjerë të familjes në Fushë Mamurras.

Gjatë emisionit Asllan Doçi, i cili rrit prej 6 vitesh 2 fëmijët e djalit të tij të vetëvrarë kërkoi ndihmën e shtetit pasi ka mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit. Familja prej 8 anëtarësh ku 5 janë të mitur po jetojnë aktualisht në një kontejner pasi shtëpia e tyre në Fushë-Mamurras tashmë është shpallur e pabanueshme. Veç kësaj ai kërkoi që të marrë kujdestarinë e nipit dhe mbesës duke qenë se nëna e tyre i ka braktisur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb