Merkato e Teutës ishte e qartë që në ditët e para, ishin totalisht të fokusuar në gjetjen e një sulmuesi për të plotësuar atë boshllëk të madh në dy fazat e para. Pas Culibaly, klubi durrsak njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin 23 vjeçar, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për 6 muaj dhe pas firmës mbi kontratë lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.

Hebaj
Hebaj

Hebaj në Durrës vjen nga kampionati i Ukrainas ku është aktivizuar me Vorskla Poltava ndërsa njeh shumë mirë Superligës teksa më herët ka qenë pjesë e Partizanit dhe Vllaznisë. Rubin Hebaj është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: