Në tetorin e vitit të kaluar, i ftuar në studion e emision “Opinion” Vangjush Dako asokohe kryetar i bashkisë në Durrës, pohoi se ambasada amerikane në Tiranë e kishte refuzuar përkohësisht vizën ndaj tij e familjes së tij. Ndërsa foli për procedurën e aplikimit, Dako tha se ambasada refuzoi vizën amerikane për të me argumentin se nuk kishte si plotësuar si duhet dokumentet.

“Është e vërtetë që ma kanë refuzuar. Kam shkuar me vajzën time dhe me gruan për të marrë vizë, dhe kam bërë të gjitha proceduarat që duheshin. Ne fund një që ishte përtej sportelit, më tha “sa shtëpi ke” u pamë në sy me nusen, dy i thash unë, më tha “sa makina ke” tre i thash unë. Për 24 orë më erdhi një vizë dhe më tha që të refuzohet, përkohësisht viza. Në bazë të nenit 233 G. Pash nenin dhe ishte refuzim i pjesshëm mund të aplikoni brenda 6 muajve pa pagesë me arsyetimin se nuk keni qenë korrekt me dukementat. Nuk shkova me dhe nuk e di nëse e marrë apo jo dhe thash do dalin tani këta e do thonë ‘s’më dhanë vizë s’më dhanë vizë’. Nuk më kanë refuzuar të më thonë që na ti dhe unë të grisja pasaportën.” – deklaronte Dako në emision “Opinion” më 25 tetor të vitit të kaluar.

Ditën e sotme ndërsa citonte Departamentit Amerikan të Shtetit, Zëri i Amerikës shkruante se Vangjush Dakos dhe familjes së tij i është refuzuar hyrja për në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb