TIRANE- Për tre ditë më radhë, 3, 4 dhe 5 gusht, banorët e disa zonave në kryeqytet nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm nga ora 08:00 deri në 18:00. Shkak për këtë është bërë sërish mosfunksionimi i stacionit të pompimit në Bërxullë.

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se për shkak se këto stacione pompimi janë jashtë funksioni, pasi OST po kryen disa remonte, disa zona në kryeqytet do të kenë kufizime të ujit të pijshëm.

Kështu, sipas UKT do të ketë kufizime të ujit të pijshëm në zonën e Unazës së Re, në Yzberisht, dhe në rrugën “3 Dëshmorët”.

Sipas UKT situata do të normalizohet pas kthimit të energjisë elektrike në këtë stacion pompimi.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb