FIER

I hoqën padrejtësisht lirinë 22- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy vëllezërit. Dy të rinj, 32 dhe 25 vjeç janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi kanë rrëmbyer, dhunuar e më pas kërcënuar një 22-vjeçar pasi i kishte ngacmuar të dashurën njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Roskovec, teksa dy vëllezërit Igli dhe Endri Ajdini e kanë marrë forcërisht me makinë dhe e kanë çuar në një tokë në periferi 22-vjeçarin J.G. dhe e kanë rrahur. Më pas e kanë lënë aty dhe janë larguar, por i riu ka njoftuar policinë dhe ka denoncuar dy vëllezërit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Igli Ajdini, 32 vjeç dhe Endri Ajdini, 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: