ITALI- Një i ri shqiptar është shpallur në kërkim nga policia italiane, pasi akuzohet se plagosi me armë një maroken.

Ngjarja ndodhi dje në rrugën Emilia Alseno në Piazenca, rreth orës 22:00. Mediat italiane raportojnë se nga të shtënat me armë zjarri 29-vjeçari u plagos në këmbë, ndërsa u transportuar me urgjencë në spital.

‘Ansa’ shkruan se gjithçka kishte nisur pas një sherri për një femër. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, kishte qenë në lokal bashkë me të fejuarën e tij, ndërsa marokeni kishte ngacmuar këtë të fundit.

Pasi i riu nuhati se 29-vjeçari po i ‘gjuante’ të fejuarën, shkon në shtëpi dhe merr prej aty një pistoletë e më pas rikthehet dhe hap zjarr në drejtim të marokenit. Pas ngjarjes, shqiptari u largua në drejtim të paditur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: