Në çdo hap që hedhin këtë periudhë, Italinë e Roberto Mancini-t e përndjek fakti që nuk arritën të siguronin një biletë për në Botëror, kështu ishte edhe në konferencën për shtyp përpara miqësores me Shqipërinë, ishte e pashmangshme një koment në lidhje me mos prezencën e tyre në Katar:

“Ky ishte fati jonë, ajo ndeshje kundër Maqedonisë së Veriut ishte absurde, ndeshje të tilla ndodhin një herë në 100 vjet. Ky do të jetë një muaj i vështirë për ne, dhe sapo ka nisur, por ne kemi përpara ndeshje që duhet t’i luajmë, t’i shohim e t’i vlerësojmë.

Aaaaa
Aaaaa

Shqipëria? Respektojmë gjithmonë çdo kundërshtar e ndeshje, kjo është baza e sportit. Nuk është se vijmë për pushime, por për të bërë një ndeshje të mirë, duke e ditur se ka vështirësi, se Shqipëria luan në shtëpi dhe nuk është aq e dobët. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shohim se si shkon. Shqiptarët në Itali janë të gjithë të aftë se ndryshe nuk do të luanin në Serie A. Është e vështirë që një lojtar që luan në Itali të jetë mesatar, janë të gjithë të aftë, ndaj luajnë edhe në kombëtare. Herën e fundit që kam qenë këtu, kam qenë me U21, por është një kënaqësi që vij në Shqipëri dhe njoh të gjithë lojtarët që luajnë në Itali dhe të tjerë që luajnë në Evropë”, u shpreh Mancini në konferencë për shtyp.

Në krahë të trajnerit ishte dhe kapiteni Leonardo Bonucci, i cili theksoi se Shqipëria ka ndryshuar shumë në raport me 5 vite më parë kur përballeshin për kualifikueset e Botërorit: “Po flitnim në autobus nga aeroporti deri këtu për ndeshjen e vështirë që kemi bërë në ato kualifikuese Botërori me Shqipërinë, kualifikuese që na çuan në playoff me Suedinë. Sipas meje në këtë moment kombëtarja shqiptare ka më shumë talent dhe më shumë eksperiencë duke pasur shumë lojtarë që luajnë në Serinë A dhe shumë skuadra të mëdha. Për ne do të jetë një ndeshje shumë impenjative”, u shpreh ndër të tjera Bonucci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb