I nxehti afrikan me temperatura ekstremisht të larta, që kapin vlerën e 43 gradë celsius, ka mbërthyer gjithë Shqipërinë.

Sipas “Meteoalb”, ky i nxehtë parashikohet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa do të shfaqen edhe vranësira të lehta në intervale të shkurtra kohore.

“I nxehti afrikan do të diktoj mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë. Parashikohet që këto kushte atsmoferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës. NDERSA vranësirat e lehta do shfaqen në intervale të shkurtra kohore.

Temperaturat e ajrit rriten sërish ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 20°C mëngjesi deri në 42°C mesdita. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 32 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.

Njoftimi i plotë:

Shqipëria
Moti – E mërkurë, 28 Korrik 2021
I nxehti afrikan do të diktoj mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë republikën e shqipërisë. Parashikohet që këto kushte atsmoferike të mbeten deri mëngjesi pasardhës. NDERSA vranësirat e lehta do shfaqen në intervale të shkurtra kohore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 20°C mëngjesi deri në 42°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 32 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Shqipëria
Moti – E enjte, 29 Korrik 2021
MBETEMI edhe ditën e enjte në ndikimin e të nxehtit afrikan duke bërë që kushtet e motit në vendin tonë të jenë të kthjellëta por me temperatura shumë të larta. Situatë kjo e cila vijon gjatë gjithë ditës deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke u luhatur nga 20°C deri në 43°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Moti – E enjte, 29 Korrik 2021
Vranësira dhe rrebeshe të përkohshëm shiu dominojnë Europën Veriore dhe Lindore. POR stituata paraqitet ndryshe për vendet e Europës qëndrore dhe jugore ku moti i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta do jetë dominues.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb