TIRANË

Vështirësi të theksuara në frymëmarrje ose një  shtrëngim i fortë në dërrasën e kraharorit janë sinjale të forta alarmi që nuk duhen neglizhuar në asnjë rast nga të sëmurët me spok apo me astma.

Për më tepër në kushtet e temperaturave të larta të ditëve të fundit ku termometri në tiranë dhe në shumë rrethe të vendit regjistroi 40 grade celcius ne hije. Doktor Arjan Mezini mjek pneumolog në Spitalin Universitar “Shefqet “Ndroqi apelon të sëmurët e kësaj kategorie të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet në diell në periudhën e drekës apo aktivitete fizike që mund të provokojnë kriza e deri në insuficencë të theksuar respiratore.

Në rast se komplikacionet shtohen mjeku këshillon paralelisht me mjekimin bazë edhe përdorimin e pompave me veprim te shkurtër. Ideale për të sëmuret me SPOK nuk është deti por temperaturat e freskëta, nën 25 gradë.

Po nëse një person nuk e ka mundësinë apo lluksin të frekuentojë ambjente të tilla të freskëta çfarë këshillohet? Spok përkthehet në gjuhën mjekësore në sëmundje obstruktive pulmonare kronike, një patologji e rëndë që si astma prek mushkëritë dhe kërkon një trajtim tepër të specializuar dhe në kohë. Sëmundja ka lidhje të drejtpërdrejtë me përdorimin e duhanit dhe ndotjen e ajrit në përgjithësi dhe është vërtetuar shkencërisht se prek afër 12.5 për qind të komunitet duhanpirës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb