Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcënonte dhe përndiqte një të re në rrjetet sociale.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin S. B., i cili përndiqte një 21-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin:

S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kērcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21 – vjeçare.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb