TIRANE

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar në rrugën ‘Sadik Peterela’ pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe i ka ofruar ryshfet punonjëses së policisë për t’i shpëtuar penalizmit.

Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë Sh.Sh, i cili drejtonte një mjet të tonazhit të rëndë me targa AA190TA.

“Ora 7 me 9 ndalohet qarkullimi i mjeteve me tonazh të rëndë”- thotë në video punonjësja e policisë, ndërsa shoferi përpiqet ta korruptojë duke i ofruar para.

Njoftimi i policise:

Policia Rrugore e Tiranës gjatë përmbushjes së detyrimeve ligjore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim i shtuar për ngjarjet rrugore, ka konstatuar rastin e dytë të mitëmarrjes në tre ditët e fundit dhe të 22-të për këtë vit.

Më datë 04.12.2018 në rrugën “Sadik Petrela” është ndaluar automjeti me targë AA190TA, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrollit policor drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.Sh., 56 vjeç, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e konstatuar i ka ofruar një shumë monetare agjentit verifikues dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb