Disa thonë jo sepse dinjiteti nuk mund të blihet me para. Kjo ka ndodhur në kategorinë e dytë në kampionatin zviceran të futbollit. Disa persona kanë tentuar të korruptonin dy lojtarë, portierin Françesko Ruso dhe mesfushorin Orlando Urbano, të cilët luajnë për ekipin e Kiasos.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen kundër Vil. Synimi ka qenë për baste. Edhe pse në mesin e tabelës dhe pa asnjë objektiv, klubi i Kiasos me në krye drejtorin sportiv Aldo Preite nuk ka pranuar të bëhet pjesë e këtij skandali. Lojtarët kanë refuzuar të përfshihen në këtë aferë.

Me sa duket, futbolli i pastër ekziston. Klubi i Kiasos tregoi se jo çdo gjë mund të blihet. Bastet dhe fiksimi i ndeshjeve janë një plagë e vjetër në futbollin e sotëm. UEFA dhe FIFA kanë krijuar disa organizata dhe polici investigative për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/i-ofruan-trukimin-e-ndeshjes-lojtaret-dhe-klubi-refuzojne-dhe-denoncojne-faktin/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb