Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo i është përgjigjur sot kryeministrit Rama nga selia qendrore. Ajo tha se Rama ka dështuar dhe ka bllokuar Shqipërinë për 8 vite, ndërsa e konsideroi Ramën të paaftë për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë të bëjë.

Garon tha se Shqipërisë i duhet një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe që ua kthen paratë e taksave me paga më të larta, me shërbim më të mirë shëndetësor dhe arsim më të mirë.
“Për të qenë të suksesshëm, duhet të largojmë Ramën”, nënvizoi zëdhënësja e fushatës së PD-së. Ajo solli në vëmendje entuziazmin me të cilin është pritur Basha në çdo qytet ku ka shkuar dhe e konsideroi këtë si tregues të kërkesës së qytetarëve për ndryshim.

Në vijim, deklarata e plotë e zëdhënëses së fushatës pranë Partisë Demokratike, Floriana Garo.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO
Rama që ka dështuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё për 8 vite me rradhё nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё nevojё. Ndryshimi që na duhet është një qeveri që kujdeset për ju.

Paga juaj duhet të jetë më e lartë. Shteti duhet t’ju japë më shumë punë. Ju meritoni të merrni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsim më të mirë për fëmijët tuaj. Qeveria duhet të sigurojë që Shqiperia tё jetё më e mirë në mënyrë që fëmijët tuaj të mos largohen nё vende tё tjera

Për të qenë të suksesshëm duhet të largojmё Ramën sepse Rama e ka bllokuar vendin tonё për 8 vjet. Nuk ka rëndësi se kush është në listën e Ramës dhe kush është pas tij. Ajo që ka rëndësi është që Rama është problemi i Shqipërisë dhe po nuk u larguar ai – nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Ne shohim entuziazëm të qytetarëve në çdo vend që shkojmë. Qytetarët e Shqipërisë duan ndryshim. Qytetarët e Shqipërisë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe të Ramës, se ai nuk punon dhe nuk do të mbajë asnjë premtim! Jemi lodhur nga Rama, është koha për një ndryshim!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb