Unik në stilin e tij, një nga trajnerët më të mirë në qarkullin dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Pep Guardiola shkruan historinë në Champuions League, thyen Carlo Ancelottit dhe siguron për herë të nëntë në karrierë një vend mes katër ekipeve më të mirë në Champions League.

Spanjolli vendo një rekord të ri në Champions me 9-të prezenca në fazën e 1/2, e të mendosh që është ende i ri, Ancelottit iu deshën 4 dekada për të shkuar tetë herë në gjysmëfinalet e këtij turneu.

Me Man.City e arriti diçka të tillë për herë të dytë, ndërsa më përpara tre herë është kualifikuar me Bayern Munich dhe katër herë me Barcelonën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb