Samuel Umtiti është kthyer në çështje te Barcelona. Mbrojtësi francez vazhdon të peshojë në ekonomikën e klubit, teksa në fushën e lojës, në sezonin e kaluar është parë vetëm një herë.

Katalanasit duan ta shesin, por ka një problem thelbësor. Klubet që kanë shfaqur interesim nuk bindin, çka bën që Umtiti për momentin të jetë në kontratë me Barcelonën.

Sipas asaj që shkruan Marca, ka një dritë në fund të tunelit. Girona u ngjit mbrëmë në La Liga dhe ka futur në listën e blerjeve të mundshme edhe 28 vjeçarin Umtiti. Për vetë këtë të fundit ky është një shans i artë, pasi te kjo skuadër modeste do kishte minutat e duhura në këmbë.

Hhy
Hhy

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb