22 fitore në 25 ndeshje nuk janë shifra të këqija për një trajner të cilin e quajnë “i padukshmi”. Bayern Munich “fluturon” me trajnerin Hansi Fick ne stol, shifrat e tij të imponojnë respekt pasi në sezonin e tij të parë si trajner i parë, arrin të fitoj 88% të ndeshjeve, 10 fitore radhazi që nga 9 shkurti kur barazoi me Laipzig, një rekord personal i pa dëgjuar më parë në shtëpinë e bavarezve duke lënë pas edhe trajner si Jupp Heynckes dhe Pep Guardiola.

Flick Rinovim
Flick Rinovim

Flick arriti në pak kohë të rikthej sërish Bayern në një makineri golash, 80 gola të shënuar dhe vetëm 16 të pësuar. Deri në këtë pikë të sezonit, Bayern i tij nuk ka të krahasuar. 5 javë përpara përfundimit të Bundesligës, Bayerni i tij ndodhet plus 7 pikë nga B.Dortmund duke e kthyer çështjen titull thjeshtë në një formalitet. Egoja e një personi që ka shijuar edhe një Botëror nuk mund të mjaftohet kurrsesi vetëm me Bundesligën, objektivi i Fick dhe i drejtuesve është të fitojnë “tripletën” e famshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb