Studimi i fundit i Auron Tares që etiketon shkrimtarin Ernest Koliqi si agjent të sovjetikëve dhe bashkëpunëtor të nazizmit shihet me rezerva nga studiuesi Erald Kapri.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Kapri tha se posedon dokumente që faktojnë të kundërtën. Ndërsa nuk e mohoi që Koliqi ishte një antikomunist, Kapri tha se ai ka qënë njeri i besuar i CIA-s dhe jo e kundërta siç pretendon Auton Tare.

“Dokumentet duhen marrë me rezerva. Për të kuptuar çfarë ndodhi në Shqipërinë e pasluftës me mërgatën duhet një studim shumë i gjerë. Zoti Tare ka hedhur aludime, debati i hapur prej tij nuk sjell asgjë të re. Thotë se për Koliqin i ka marrë dokumentet nga CIA. Po si ka mundësi kur CIA ka filluar i hedh vetë on line dhe dosja 45-52 është e deklasifikuar.

Pjesa më e madhe e tyre hidhen on line. Kanq 10 vite që janë aty edhe unë te shkrimi i fundit ku i përgjigjem Tarës shpreh dyshimet që i ka të plota dokumentet, ai nuk i ka. Ai përmend një operacion operativ ku thoshte Ersnest Koliqi i jep informacione një oficeri gjerman i cili ka rënë pre e sovjetikëve. Nëse kjo do ishte e vërtetë unë bëj pyetjen: Si ka mundësi që një vit më pas CIA ndërmerr një operacion të madh për rrëzimin e regjimit këtu dhe në krye të këtij operacioni ishte Koliqi?

Pra CIA thotë ishte njeri i besuar i tyre, dhe nuk ka rënë pre e sovjetikëve. Të dhënat që kam i kam marrë në Amerikë se kam bashkëpunim me një studiues të huaj atje. Ernest Koliqi ishte njeri i besuar i amerikanëve gjatë gjithë jetës deri sa vdiq në Itali. Ky është fakti i njohur, të tjerat janë aludime. Tare e shikon komunizmin si legjitim dhe rrëzimin e këtij regjimi nga ndërkombëtarët e shikon si ilegjitim. Mënyra se si e thotë është për ta përbaltur Koliqin, nuk ka fakte që ai të jetë paguar nga gjermanët dhe të ketë rënë pre e sovjetikëve”,- tha Kapri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb