Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me orën e re policore, të vendosur nga qeveria.

Pollo shprehet se njoftimi është me përmbajtje antifetare, pasi aty thuhet se nuk lejohet veçanërisht grumbullimi në kisha e xhami, kurse shton se duhet që të hiqet ndalim-qarkullimi në mbrëmjen e vigjiljes së Krishtlindjes, me qëllim që të mund të kremtohet duke respektuar rregullat ndaj Covid-19.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Genc Pollo:

I pakuptueshëm! Kjo është më e pakta që mund thosha për vendimin e qeverisë që imponon ndalim-qarkullimin në mbrëmjen (ora 20:30) e vigjiljes së Krishtlindjes.

Po të kujtoj këtu se në 4 maj  informacionet  publike qeveritare kishin përmbajtje antifetare, atëhere duhet ta quaj shumë shqetësues. Atëherë reagova publikisht duke e denoncuar njoftimin “që evokonte kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin me kulm në vitin 1967.” Kërkova heqjen e njoftimit e pasoja për përgjësit.

Sot i pari që protestoi për ndalimin e meshës së Krishtlindjes ishte Kryetari i Konferencës Ipeshkvore. E mbështes atë me gjithë zemër, siç kam bindjen se do e mbështesë i tërë Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Siç besoj do e mbështesin të tërë ata që duan e çmojnë lirinë e besimit. Kremtimi i Krishtlindjes të enjten në darkë mund të bëhet fare mirë duke zbatuar me kujdes rregullat anti Covid. Ndalimqarkullimi 24 dhjetorit ora 20:30 duhet të rrëzohet! GP

“Njoftimi i qeverisë për të shmangur specifikisht grumbullimet vetëm në kisha e xhami evokon kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin me kulm në vitin 1967. Ai njoftim duhet hequr urgjent; përgjegjësit pasoja!!“,GP

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb