Paul Pogba nuk është aspak i lumtur në “Old Traford”, për më tepër që mesfushori francez as që e merr mundimin ta fesh këtë fakt, teksa në intervistën e tij për ‘Le Figaro’ flet pa dorashka: “Më duhet të jem i sinqertë, në 5 sezonet e fundit nuk kam qenë aspak i kënaqur. As këtë vit nuk po fitojmë asgjë. Në Manchester, apo në çdo skuadër tjetër, unë kam dëshirë të fitojë”, u shpreh Pogba duke u ndalur më pas tek roli i tij në përfaqësuese, pse me “gjelat” loja e tij del më shumë në pah?:

“Në Francë luaj dhe e di rolin tim. Ndjej besimin e trajnerit, të shokëve. Kjo është diferenca në raport me Man.United, sepse aty ndryshoj shpesh pozicion, ndryshon sistemi dhe partnerët në fushë. Me trajnerin biem dakord por shpesh i bëjë një pyetje: A kam një rol te Man.United? Pyetje që nuk marr asnjëherë përgjigje”, u shpreh Pogba duke rrëfyer në fund edhe tmerrin që përjetoi së fundmi:

“Pas zhgënjimit në Champions mësova se tre persona ishin futur në shtëpi për të vjedhur. Aty ishin bizhuteritë e nënës time, ishte medalja e botërorit. Ajo që më trembi më shumë ishte fakti se fëmijët e mijë ndodheshin në shtëpi në ato momente. Bashkëshortja ime u mbyll me çelës në një dhomë, për disa ditë ka mbetur e shokuar”, rrëfen ndër të tjerë Pogba.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb