Ish-ministri i brendshëm, Neritan Ceka i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 e ka cilësuar Sandër Lleshajn si të pamanipulueshëm dhe njeri me integritet, si dhe e konsideroi propagandë faktin që ai u dorëhoq si akt moral ndaj vrasjes së Klodian Rashës.

Për Cekën, Lleshaj doli jashtë kohës pasi ai ka pasur shumë pak ndikim tek pjesa operacionale, duke shtuar se drejtuesit e Policisë i emëron dikush tjetër, dhe japin llogari para dikujt tjetër.

Për Neritan Cekën Lleshaj nuk ngatërrohej me krimin e as me vjedhjen e votave, prandaj nuk hynte në punë për këto gjëra që sjellin pushtetin në Shqipëri.

”Kam një konflikt interesi, që besoj se dhe Luan Rama pas kaq vitesh kemi ndjesinë e të bërit ushtrinë bashkë. Kam bërë ushtrinë me ata djemtë e policisë, kur kemi pasur policë të vrarë. Ka një bërthamë të përhershme që është besnike e ligjit, që janë profesionistë, zbatojnë detyrat e tyre. Rajonizohen sektorë të veçuar të policisë, dhe më pas një pjesë e policisë punon, një pjesë tjetër merret me kontrabandë, krimin etj.

Ky është problemi i madh i sotëm, Policia po shkëputet nga udhëheqja politike, I sigurt që Lleshaj ka pasur shumë pak pjesë operacionale, drejtuesit emërohen nga të tjerë, i japin llogari të tjerëve. Kishte pak kredibilitet më shumë, nga atyre që u duhej një kukull në ministri. Nuk merrej me Policinë. Jam i sigurtë që Lleshaj ka integritet, është njeriu që nuk ngatërrohej me krimin aq më pak me vjedhjen e votave. Kjo është arsyeja e vetme e largimit të Lleshajt. Pjesa tjetër, dorëheqja, propaganda se ka bërë akt morali, doli jashtë kohës, ishte i pamanipulueshëm.”- tha Ceka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb