Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shitje droge. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.S., i cili jetonte në L’Aquila. Marciaweb shkruan se 39-vjeçari u kap në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga policia italiane.

Mësohet se policia pikasi se si dy të rinj dilnin nga banesa e shqiptarit, ndërsa pas kontrolleve atyre iu gjetën doza kokaine.

Gjatë kontrolleve në banesën e shqiptarit, u gjetën 1 mijë euro cash, të ardhura që mendohet se vijnë nga aktiviteti kriminal, pasi ai ishte i papunë. Ndërkohë, gjykata pas arrestimit vendosi që të caktojë masën ‘arrest shtëpie’ për shqiptarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: