Shkëlqimi është vetëm 20 vjeç, fati ja solli që në moshën 10-vjeçare ai të humbte aftësinë për të lëvizur, si pasojë e distrofisë muskulare, sëmundje e cila avancoi shpejt në trupin e të riut, duke e paralizuar plotësisht.

Sëmundja e djalit detyroi familjes Islamaj të largohej nga fshatrat e Burrelit, për t’u vendosur në Kamëz, ku jetojnë mes lagështirës dhe borxheve.

Prindërit e Shkëlqimit e kanë të pamundur të dalin nga kjo gjendje.

I pajtuar me atë çfarë i ka rezervuar fati, 20-vjeçari Shkëlqim Islamaj ëndërron vetëm për një karrocë më të mirë nga ajo që ka si dhe evitimin e lagështirës në banesën ku jeton.

Shkëlqimi ka nevojë për përkujdesje shoqërore, ai nuk ka shokë, por shpreson që dikush të tregojë përkujdesje për ta dhe për këtë ai është i bindur se apeli i tij nuk do bjerë në vesh të shurdhër.

(Numri i telefonit te familjes 0683483143)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb