Nesër pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë për procesin e Berlinit.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje me “Skype” nga Berlini tha se nga ky takim pritet që të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme.

“Një takim që merr rëndësi në funksion të projektit të iniciuar në 2014 nga kacelarja Merkel. Ky është takimi i parë që drejtohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Takimi do të nisë në 09:15. Do të vijojë me diskutime sa i përket bashkëpunimit mes vendeve të Ballkani dhe do te jetë nënshkrimi i tre marrëveshje të rëndësishme që kanë të bëjnë me lëvizshmërinë, njohjen e diplomave dhe mundësinë e punësimit të disa profesioneve”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb