“I pasjellshëm dhe pordhac” e kanë quajtur prindërit e fëmijëve shqiptarë futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo, teksa ky i fundit zbriste nga avioni në Rinas.
U ka bërë shumë përshtypje të pranishmëve fakti që Cristiano Ronaldo nuk u ndal që të përshëndeste apo të jepte autografe për fëmijët e shumtë shqiptarë, të mbledhur në aeroportin e Rinasit që prisnin idhullin e tyre.
“Ronaldo, Ronaldo…!” bërtisnin dhjetra fëmijë që iu ishin lutur prindërve ti conin në aeroport. Por Ronaldo kurseu madje dhe një vështrim ndaj të miturve që bërtisnin nga gëzimi.
Pas kësaj, prindërit e fëmijëve kanë shprehur pakënaqësinë ndaj sjelljes së futbollistit që nuk u dha qoftë dhe një buzëqeshje fëmijëve që deri në orët e vona të mbrëmjes prisnin në aeroport të zbriste skuadra portugeze.
Dikush tha; “i thashë tim biri që ai është një pordhac, ka tangërllik por ai e ka aq fiksim. Gjithsesi ai u kënaq dhe aq sa e pa në realitete sepse ishte mësuar ta shihte vetëm në televizor”.

30-vjeçari mbërriti mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ndërsa të hënën pritet që të luajë kundër kombëtares tonë në një ndeshje, ku çdo ekip që fiton, shkon në Euro 2016.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: