TIRANË- Kanë qenë të shumtë komentuesit që i kanë kujtuar kryeministrit Edi Rama çështjen çame pas publikimit të pamjeve nga takimi me kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras.

Madje ka nga ata që bëjnë edhe parashikime për mbarëvajtjen e takimit. Një komentues e pyet Ramën nëse guxoi t’ia përmendte çështjen çame, por kryeministri e këshillon të mos ngutet.

REPLIKAT
Komentues 1: Duket se i paske shkuar për qejfi Tsipras se ata nuk të japin gjë jo. Qamët guxove ti përmendësh?
Edi Rama: Nga duket apo nga dylbitë e tua largpamëse dhe shkruhet çam jo qam, se është njësoj si te të quajnë ty Gjevdet e jo Xhevdet? Mos u ngut Xhevdet dhe mos e lër gojën të flasë para mendjes e mendjen të punoje e palidhur me realitetin e fakteve? Shëndet e mbarësi
Komentues 2: Pse nuk e merr Guximin për diskutimin e çështjes çame të cilët janë masakruar në trojet e tyre por diskutoni çështjen e eshtrave e disa ushtarëve grek
Edi Rama: Ti nuk di çfarë flet sepse nuk ke asnjë ide po veç zhurmë kazani në vesh, pre ato që thua! Kështu që merru me gjërat që kupton dhe përpara se sa të flasësh për ato që s’kupton, hap librat e lexo dhe hap veshët e dëgjo përpara se sa të hapesh gojën.

Rama komente

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb