Mosha është thjesht një numër, kjo vlen mbi të gjitha për Zlatan Ibrahimovic. Sky Sport shkruan se në ditët në vijim gjigandi suedez do të firmos kontratën e re, nuk ka asnjë pengesë mes palëve.

Ibra do të firmos deri më qershor 2023 ndërsa do të përfitojë 1-1,5 milionë euro, shifër kjo e lidhur edhe me paraqitjet individuale dhe golat. Ibra vijon periudhën e riaftësimit pas operacionit që iu nënshtrua në gju. Objektivi i tij është të rikthehet në fushë përpara Krishtlindjeve. Kujtojmë që në tetor, Ibra mbush 41-vjeç.

Milan
Milan

Në të njëjtën kohë, “djalli” nuk heq dorë nga Reanto Sanches, një objektiv i vjetër por futja e PSG në garë e largoi pak nga kuqezinjtë. Për momentin nuk ka asgjë të mbyllur mes Sanchez dhe PSG, për këtë arsye Milan do të përpiqet të josh mesfushorin portugez. Një tjetër prioritet i kampionëve në fuqi të Serie A është gjetja e një sulmuesi krahu, Hakim Ziyech mbetet një emër fiks në listën e Paulo Maldinit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb