TIRANE – Ai njihet për pasionet e tij të shtrenjta! Makinat e fundit, orët super të kushtueshme, me pak fjalë jeta e tij është ajo mes luksit. Aktori i njohur shqiptar me famë botërore, Blerim Destani ka koleksione të çmuara orësh, të cilat jo rrallë herë zgjedh që t’i bëj publike përmes fotove të ndryshme në instagram.

Untitled-1

Nëse e shihni me kujdes profilin e tij zyrtar, e kuptoni se shumë rrallë mund të gjeni të njëjtën orë të vendosur në dy foto. Si i apasionuar pas tyre, ai jo vetëm blen marka të ndryshme orësh, por mbi të gjitha harxhon shuma marramendëse lekësh për to. Kështu, ora e bardhë e Blerimit, me të cilën ka pozuar në këtë foto, është e markës Richard Mille dhe kushton as më pak e as më shumë, por plot 91 mijë euro.

Dikush tjetër një shumë kaq të konsiderueshme do e kishte shpenzuar ndoshta për një shtëpi, ose një makinë! Por, siç ai vet ka pohuar, aktori i njohur disponon shtëpi në shumë shtete të botës, ndaj ajo çka i ka ngelur tani të bëj, është të koleksionojë orët e dëshiruara prej tij!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: